Bota

Shpëtohen rreth 500 migrantë nga anija e mbingarkuar

Roja bregdetare italiane ka lëshuar sot një video e cila tregon shpëtimin e 472 migrantëve nga një anije e drurit, e mbingarkuar, në Ngushticën e Sicilisë.

Pamjet tregojnë zyrtarë të Rojës Bregdetare duke zënë anijen në muzg, të martën. Migrantët, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, janë transferuar në një anije të Rojës Bregdetare, prej nga janë dërguar në qytetin Crotone, ku arritën mëngjesin e sotëm.

Deri më tani nuk janë dhënë hollësi për vendin e origjinës së migrantëve. /reuters/

Komentoni