Lajme

30 korrik 1971: “Apollo 15” e zbret në Hënë modulin “Falcon”

1971-Programi “Apollo”. Anija “Apollo 15” e zbret modulin “Falcon” në Hënë për hulumtim (automjeti i parë Rover në Hënë).

Ekuipazhi i anijes “Apollo 15” përbëhej nga astronautët David Skot, Alfred Uorden dhe Xhejms Irvin. Ata u nisën nga Toka në korrik të viti 1971 dhe zbritën në Hënë në zonën e quajtur Hadley Rille afër Maleve Apenine, në veriperëndim të vendit ku ishte ulur “Apollo 11”.

Astronautët e “Apollo 15” u kthyen pa problem në Tokë. Shkencëtarët u befasuan nga gurët që ata sollën me vete. Njërin prej tyre, shkencëtarët e kanë quajtur Guri i Gjenezës, sepse besohet të ketë një moshë prej 4 miliardë vjetësh.

Sipas shkencëtarëve, ky gur ishte krijuar, kur Hëna kishte qenë në moshën e saj më të hershme. Gjithashtu, dheu që sollën astronautët, përmbante copa kristali në ngjyrë portokalli. Shkencëtarët thoshin se ky kristal ishte rezultat i materialeve të krijuara në një thellësi prej 300 kilometrash nën sipërfaqen e Hënës.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*