Lajme

250 të rinj gjilanas aderojnë në AKR

Forumi Rinor i AKR-së në Gjilan, ka mbajtur sot konventën punuese të Forumit, me ç ‘rast është bërë aderimi i 250 të rinjve.

Konventën punuese e hapi organizatori i këtij tubimi Arianit Ibrahimi, njëherit ish kryetar i Forumit Rinor në Gjilan, i cili tha që, “Me këtë konventë AKR dëshmon se fuqia e një partie politike matet me suksesin dhe rininë që e ka pas vetit, me këtë numër që është sot në sallë tregojmë qartë se Gjilani ka qenë dhe është shtylla kryesore e AKR-së”, ka thënë ai.

Konventën e përshëndeti edhe koordinatori i zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, i cili duke përshëndetur të rinjtë në emër të AKR-së dhe Presidentit Behgjet Pacolli, tha se rinia duhet të jetë e lumtur sepse pas tyre qëndron një njeri si Presidenti Pacolli, i cili po punon me përkushtim të madh për kthimin e dinjitetit të kësaj rinie.

Ndërsa koordinatori i Forumit Rinor të AKR-së, në nivel qendror Sami Borovci tha se Aleanca Kosova e Re, ka ekspertizën e nevojshme që t’i identifikojë dhe zgjidh problemet e të rinjve, duke shtuar se si parti me vlera liberale, AKR është mundësia me e mirë që një i ri të zhvillohet politikisht dhe t’i shërbejë komunitetit dhe vendit.

Këtë konventë punuese e përshëndeti edhe koordinatori i AKR-së në Gjilan Ismet Hajdini, i cili i ftoi të gjithë t’i bashkohen AKR-së, duke theksuar se ajo është hapur për të gjithë dhe se të rinjtë me aderimin e tyre në AKR kanë zgjedhur subjektin më serioz në krye me humanistin dhe njeriun më meritor për të udhëhequr vendin. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*