Ekonomi

250 infermierë kosovarë sivjet do të punësohen në Gjermani

Në inaugurimin e Programit Gjermano-Kosovar për Arsim dhe Karrierë, të organizuar nga “Qeap-Heimerer”, u tha se 250 infermierë të rinj nga Kosova kanë të drejtat e barabarta me qytetarët gjermanë për punësim në sektorin e shëndetësisë në Gjermani.

Drejtori i “Qeap-Heimerer”, Petrit Beqiri, është i bindur se dy sektorët, arsimi dhe shëndetësia janë dhe do të mbesin ndër sektorët me prioritet për punësimin e kosovarëve profesionistë në Gjermani.

Ai tha se ky grup prej 250 infermierëve nuk është i pari e as i fundit për punësim me kontrata fillestare dy vjeçare.

Këtij punësimi, i është gëzuar edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili tha se është hera e parë që kosovarët nuk po shkojnë si azilantë, por sipas tij, si profesionistë.

Ai tha se është një imazh i mirë për Kosovën. Punësimi ka karakter edhe aftësim profesional për të rinjtë kosovarë, por nevojitet edhe zotërimi i gjuhës gjermane dhe kualifikim shkollor.

Komentoni