Lajme

19 afganë tentojnë të hyjnë ilegalisht në Kosovë

Tre persona janë arrestuar nga policia e Kukësit nën akuzën për “kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim”, duke tentuar të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Kosovës 19 shtetas afganë.

Policia bën të ditur se në pranga janë vënë shtetasit Edmont Alishallari, 37 vjeç, Armand Mehmet, 45 vjeç, si dhe Aleksandër Lata, 31 vjeç, të tre banues në Tiranë.

“Arrestimi i shtetasve u bë pasi nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në D.V.P. Kukës, në vendin e quajtur “Rruga e Kombit”, në dalje të tunelit të Kalimashit, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin, janë kapur në flagrancë, duke transportuar 19 shtetas të dyshuar afganë, me automjetet e tyre, tip “Skoda” me targa AC837T, “Mazda” me targa AC 357T dhe “Opel-Astra” me targa AC 869 T, të cilët nëpërmjet kufirit të gjelbër do t’i kalonin në Kosovë, kundrejt fitimit”, thuhet në njoftim të Policisë.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*