Bota

179 të vdekur nga përmbytja e anijes me emigrantë në Egjipt

179 emigrantë janë mbytur në det pranë portit të Rosetës, disa kilometra larg kryeqytetit Kajro.

Agjencitë zyrtare të lajmeve egjiptiane kanë raportuar se nga të mbyturit, 94 janë egjiptianë dhe 75 të huaj.

Sipas gazetës online të Egjiptit, “AlAhran”, varka është përmbysur e tëra dhe shanset për shpëtimin e emigrantëve, kanë qenë të pakta. Dëshmitarët kanë thënë se në varkë ka pasur gra e fëmijë.

Varka në fjalë mbante gjithsej 450 emigrantë dhe ata po udhëtonin drejt brigjeve të Italisë, shkruan “Adn Kronos”.

“Al Arabia” ka njoftuar se pas incidentit tepër të rëndë, është arrestuar drejtuesi i varkës.

Në lidhje me këtë katër anëtarë të ekuipazhit janë vënë në pranga, pas hetimeve të prokurorëve lokalë.

Presidenti i Egjiptit, Abdel­Fatah El­Sisi ka bërë thirrje për arrestimin e personave përgjegjës për këtë tragjedi të rëndë.

Komentoni