Lajme

145 mijë euro për Hasanbegun e Shkupit

Bashkësia Islame e Kosovës, në aksionin e xhumasë së 12 gushtit për dalje në ndihmë banorëve të lagjes Hasanbeg të Shkupit, të cilët kanë pësuar nga përmbytjet dhe vërshimet, ka njoftuar se nëpër xhamitë e Kosovës janë grumbulluar gjithsejtë 145 961 euro.

Këto mjete Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në krye me myftiun Naim Tërnava, ia ka transferuar në xhirollogari Shoqatës Humanitare “Hilal” të Bashkësisë Islame të Republikës së Maqedonisë.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*