Kosova

130 familje të Prishtinës nesër rrezikojnë të flaken jashtë banesave

130 familje që jetojnë në një objekt banesor në lagjen “Dardania” në Prishtinë rrezikojnë që të mbesin jashtë.

Gjykata ka vendosur që nga nesër ata t’i lirojnë banesat e tyre pasi që Ndërmarrja Banesore pretendon se është e tyre.

Por banorët kërkojnë një marrëveshje nga komuna dhe NPB që t’ua shes ato pasi që kanë investuar vetë.

Objekti ishte ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja.

Banorët thonë se lënda është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që t’u njihet e drejta e tyre, raporton RTK.

Ata kanë organizuar një peticion prej  10 mijë nënshkrime në mënyrë që të kërkojnë që ata mos të flaken në rrugë.

Komentoni