Kulturë

11 vjetori i themelimit të ansmablit `Lidhja e Prizrenit`

Ansambli “Lidhja e Prizrenit” kremtoi 11-vjetorin e themelimit. Gjatë kësaj kohe ky ansambël arriti majat e suksesit, duke performuar për publikun brenda dhe jashtë Kosovës. Në shumë koncerte kanë fituar çmime të rëndësishme.

Ansambli “Lidhja e Prizrenit” kremtoi 11-vjetorin e themelimit. Gjatë kësaj kohe ky ansambël arriti majat e suksesit, duke performuar për publikun brenda dhe jashtë Kosovës. Në shumë koncerte kanë fituar çmime të rëndësishme.

Rrugëtimin e nisën 11-të vite më parë dhe koha ishte shumë e vlefshme për Ansamblin e këngëve dhe valleve “Lidhja e Prizrenit” . Nga viti në vit , ky ansambël kulturor erdhi duke u rritur e fuqizuar. Njëra nga këngëtaret e Estradës Elmiza Tafallari ndan me ne emocionet e këtij 11-të vjeçari.

“Si çdo përvjetorë ky ansambël e përmbyllë këtë vit kalendarik me përplot të arritura dhe sukses njëherësh duke bërë prezantimin e të gjitha grupeve të valleve dhe duke performuar për publikun që nuk i anashkaloi kurrë koncertet”, deklaroi ajo.

Njëri nga Themeluesit e Ansamblit “ Lidhja e Prizrenit”, Jeton Qafleshi, tregoi për rritën e sukseset e k/tij ansambli, por Edona dhe Durimi kanë vite të tëra në grupin e valleve. Ky ansambël për ta është shtëpi e dytë.

Me përplot 250 anëtarë nga të gjitha moshat dhe koloritin e kostumeve popullore ishte një mundësi e mirë që gjithë adhuruesit e këngës popullore nga Prizreni dhe jo vetëm, të ndjekin programin e përgatitur enkas për këtë përvjetor të njëmbëdhjetë.

Komentoni