Lajme

10 arsye pse duhet të hani bashkë

Shkencëtarët thonë se si është e rëndësishme të keni vakte të përbashkëta familjare, dhe nëse nuk arrini të hani së bashku të paktën tri herë në javë, ky është sinjal paralajmërues se diçka nuk bëni si duhet.

Ndoshta duheni të bëni diçka në lidhje me orarin.

Koha.net ju sjell disa nga arsyet për të cilat vaktet familjare janë aq të rëndësishme:

1 – Kur hani bashkë të gjithë do të hani më shëndetshëm; 
2 – Fëmijët do të hanë më shumë pemë dhe perime;
3 – Te familjet të cilat kanë vakte të përbashkëta fëmijët janë më pak të trashë; 
4 – Fëmijët nga familjet të cilat hanë bashkë kanë aftësi më të mira verbale; 
5 – Është vërtetuar që fëmijët nga familjet që hanë së bashku kanë nota më të mira; 
6 – Fëmijët të cilët kanë vaktë të përbashkëta me prindërit janë më të lumtur dhe kanë shikim më të bukur për të ardhmen, tregojnë anketat;
7 – Adoleshentët nga familjet që kanë vakte të përbashkëta konsumojnë më pak drogë, duhan dhe alkool;
8 – Nënat të cilat hanë së bashku me familjen ndiejnë stres më të vogël se ato të cilat nuk arrijnë ta bëjnë këtë gjë;
9 – Sa më shpesh që vajzat hanë me familjet e tyre më pak kanë gjasa të jenë depresive dhe kanë më pak prirje ndaj sjelljes vetëvrasëse;
10 – Vaktet e përbashkëta i ofrojnë familjes mundësinë të komunikojnë dhe ndërtojnë marrëdhënie te forta me njëri-tjetrin.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*