Lajme

1-Shtatori rikthesë historike!

Shkruan: Tahir CUKAJ

“Deputet mos e nënshkruaj kufirin se e ke përplot me varre”.

– Sot është një ditë historike për deputetin e Kosovës, e din fare mirë së është para një sprove të madhe historike. Ai me 1 shtator me votën e tij e dëshmon dinjitetin para votuesit dhe para territorit që denbabaden ishte e baballarëve të tij. Ai sot si një deputet kuvendit duhet t’i thotë Jo ratifikimit të kufirit. Dhe duhet ta din fare mirë se e vërteta dhe faktet janë dëshmia më e fuqishme për një kuvend. Propaganda dhe dyfytyrësia që po luhen nga njerëz lojal prej vitesh, nuk duhet lejuar që të ndikojnë në mendjen tuaj. Ju e dini fare mirë se çdo vendim historik që është marrë në interes të popullit së pari janë mbledhur burrat në tubime të ndryshme siç kanë qenë tubimi të verrat e Llukës dhe “Oda e Junikut”. Pikërisht këtu janë mbledhur krerët e bajraktarët e Dukagjinit, Podgurit dhe Rugovës dhe pikërisht është marrë vendimmarrja për interesat më madhore të kombit, dhe pa fije dyshimi janë realizua kërkesat dhe sukseset. Një sukses i tillë është që edhe sot po dëshmohet se kufiri ka qenë në Çakorr dhe aty ka mbet deri me sot, duke u bazuar në heroizmin e prindërve tanë. Andaj deputet sot të erdhi dita që ta dëshmosh heroizmin tendë para popullit dhe votuesit. Ti nuk guxon të punosh më kokën e atij qe jeton me dy fytyra, ti zoti deputet duhet t’i qëndrosh besnik atdheut dhe ardhmërisë se familjes duke u thirrur ne vlera të guximshme. 1 shtatori është dita e jote qe besnikërisht i përgjigjesh kërkesës se popullit. Është koha që të jesh besnik ndaj kufirit dhe ndaj varreve qe sot po donë t’i falë një qeveri e shitur dhe dështuese. Respekt ndaj atdheut zoti deputet.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*