Lajme

Bunjaki: Kosova sfidohet kundër dy kombëtareve të fuqishme

Albert Bunjaki, përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, ka thënë në një konferencë për media se jam i vetëdijshëm që na pret një punë e vështirë në dy sfidat e radhës.

Kosova më 6 tetor në ‘stadiumin “Loro Boriçi” përballët me Kroacinë, kurse, tri ditë më vonë përfaqësuesja jonë ballafaqohet me Ukrainën, ndeshje këto që luhen në kuadër të eliminatorëve për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Bunjaki: Kosova sfidohet kundër dy kombëtareve të fuqishme

“Është një moment i veçantë, ku Kombëtarja e Kosovës sfidohet kundër dy kombëtarëve të fuqishme. Është një mundësi shumë e mirë për tifozët tonë që t’i kemi afër në përkrahje të Kombëtares sonë. Normalisht se kemi thënë edhe më herët se dëshira jonë ka qenë këto lojë të luhen në Prishtinë, Mitrovicë, mirëpo shpresoj se përkrahja do të jetë masovike. Ne për shkaqe që dihen gjatë vitit 2016 asnjëherë nuk kemi pasur rast të tubohemi në Kosovë, kemi vendosur që këto dy ditët e para të vijnë në Prishtinë dhe t’i shfrytëzojmë që të jemi sa më afër tifozëve, sa më afër mediave, pastaj me datën 4 udhëtojmë për në Shkodër”, është shprehur Bunajki.

Ai thotë se përfaqësuesja jonë, tani ndodhet në një moment më të mirë se sa në ndeshjen kundër Finlandës, edhe pse sipas tij, akoma disa lojtarë nuk e kanë marrë dritën e gjelbër nga FIFA. Bunjaki kërkon nga djelmoshat e përfaqësues sonë, që në duel me Kroacinë dhe Ukrainën të japin jo 100 përqindëshin, por 120 përqindëshin. /KI/

1. Samir Ujkani

2. Adis Nurkovic

3. Bledar Hajdini

4. Fanol Perdedaj

5. Avni Pepa

6. Alban Pnishi

7. Amir Rrahmani

8. Leart Pacarada

9. Ardian Ismajli

10. Hekuran Kryeziu

11. Eroll Zejnullahu

12. Alban Meha

13. Herolidn Shala

14. Bersant Celina

15. Milot Rashica

16. Bernard Berisha

17. Arber Zeneli

18. Sinan Bytyci

19. Besar Halimi

20. Valon Berisha

21. Albert Bunjaku

22. Vedat Muriqi

23. Labinot Kabashi 

lista

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*